Gattuso: Kam menduar se do të mposhtemi 7:0

Gennaro Gattuso ka analizuar humbjen e Milanit nga Juventus në finalen e Coppa Italia.

Sport

10/05/2018 07:18

Gennaro Gattuso u frikësua se Milan mund të mposhtej me rezultat edhe më të thellë se 4:0 nga Juventus në finalen e Coppa Italia.

Trajneri i “Rossonerëve” e mendoi se takimi mund të mbyllej edhe më keq.

“Unë kam pritur, kur kam shikuar golin e katërt, se mund të përfundojë 7:0”, deklaroi Gattuso pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Kurse, ne u munguam t’i krijojmë tri raste për shënim. Kemi zhvilluar ndeshjen që ishte dashur por kemi reaguar dobët në disa raste që u mbyllën me gabime”, theksoi ai. /Lajmi.net/