Gattuso ka tri ndeshje për ‘shpëtim’, nëse shkarkohet ky do të jetë trajneri i ri në Milan

Gennaro Gattuso është nën presion të madh në postin e trajnerit të Milanit.

Sport

29/09/2018 09:54

Gennaro Gattuso është nën presion të madh në postin e trajnerit të Milanit.

Strategu i “Rossonerëve” rrezikon shkarkimin pas rezultateve të dobëta në xhirot e para në Serie A.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Gattuso ka tri ndeshje për ta shpëtuar postin e tij.

Sassuolo, Olympiacos dhe Chievo janë tri ballafaqimet e ardhshme brenda 7 ditësh mes Serie A dhe Europa League, përcjell “lajmi.net”.

Nëse ai nuk i përfundon me sukses, Milan do ta lirojë nga detyra dhe mund ta ringjall interesimin për angazhimin e Antonio Contes, trajner i lirë pas largimit nga Chelsea. /Lajmi.net/