Gattuso ka lajm të keq për tifozët e Milanit

Gennaro Gattuso ka shfaqur shqetësimin e tij me formën aktuale të skuadrës nga San Siro.

Sport

07/12/2017 09:35

Trajneri i ri i Milanit, Gennaro Gattuso ka brengosur edhe më shumë tifozët e skuadrës nga San Siro.

Para duelit me Rijekën në Europa League, ish mesfushori i “Rossonerëve” ka shfaqur shqetësimin e tij me formën aktuale të skuadrës.

“Nuk jemi në formë”, tha Gattuso në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

Gattuso debutoi si trajner i Milanit në barazimin 2:2 ndaj Beneventos në xhiron e shkuar në Serie A. /Lajmi.net/