Gattuso ka gjetur “klonin” e Suso

Gennaro Gattuso ka paralajmëruar skuadrën e Milan për “klonin” e Suso.

Sport

08/12/2018 17:05

Trajneri këtë paralajmërim e ka bërë para ndeshjes që skuadra e tij e luan të dielën kundër Torinos.

Sipas italianit, lojtari i Torino, Iago Falque është lojtari me kualitetet që ngjasojnë me Suso.

“Nuk është befasi që Torino ka këtë ecuri. Ata kanë përshtatur mjaftë mirë kualitetet fizike dhe teknike. Ata janë gjithmonë mirë të organizuar” ishin fjalët e trajnerit në konferencë për medie, transmeton lajmi.net.

“Ata kanë lojtarë të jashtëzakonshëm, siç është Iago Falque, i cili ka kualitetet e Susos. Janë sikur të ishin klonuar” ka thënë tutje Gattuso.

Milan dhe Torino përballen të dielën me fillim nga ora 20:30. /Lajmi.net/