Gattuso i përgjigjet pyetjes për transferimin e Ibras te Milani

Gennaro Gattuso nuk e ka përjashtuar një rikthim të mundshëm të Zlatan Ibrahimovicit te Milani.

Sport

03/10/2018 18:00

Sulmuesi suedez që sot ka festuar ditëlindjen e 37-të, është lidhur me një rikthim te Milan, me të cilën skuadër në vitin 2011 ka fituar një titull të Serie A, për t’u transferuar pastaj te PSG-së në Francë.

Ibrahimovic aktualisht është pjesë e LA Galaxy në MLS, dhe te Milani mund të vijë në formulën e huazimit në afatin kalimtar të janarit.

“Sot është ditëlindja e tij dhe unë dua ta uroj atë”, ka thënë Gattuso në konferencë për shtyp para ndeshjes së Ligës së Evropës ndaj Olympiacos.

“Unë do të flas vetëm për lojtarët që i kam në dispozicion, pyetni Maldinin, Leonardon dhe Scaronin për më shumë. Sot unë vetëm mund t’i uroj ditëlindjen Ibras, dhe gjitha të mirat në jetën e tij”./Lajmi.net/