Gattuso i luan miqësoret si finale të Kupës së Botës

Xhenaro Gatuzo nuk mund të heqë dorë kurrë nga grinta dhe loja e ashpër.

Sport

22/05/2018 17:27

Edhe pse ka disa vite që është larguar nga futbolli i luajtur, ai nuk i ka humbur instiktet.

Në ndeshjen e djeshme mes legjendave ku iu dha lamturmira Andrea Pirlos, trajneri aktual i Milanit veshi sërish takat dhe zbriti në fushë.

Gjatë ndeshjes, pati një moment që na kujtoi Gatuzon e dikurshëm.

Në aksion e e sipër, ai i bën një ndërhyrje të frikshme ish-sulmuesit Nikola Ventola duke shkaktuar panik te ai.

Menjëherë pas përplasjes ai i kujtoi Gatuzos se ishte thjesht një miqësore dhe të mos e merrte kaq seriozisht.