Gattuso i frustruar me orarin e Milan

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso është shprehur tejet i nervozuar për orarin e skuadrës së tij.

Sport

30/11/2018 23:17

Sipas tij nuk është aspak normale që skuadra të luaj të enjten me fillim nga ora 18:55 dhe të kthehet të dielën në ndeshjen më të hershme të ditës.

“Rosonerët” shënuan fitore të thellë në kuadër të Ligës së Evropës duke e mposhtur Dudelange me rezultat 5:2.

Gëzimi për trajnerin e Milan mbeti në gjysmë kur ai u njoftua me orarin e skuadrës.

“Është absurde të luash në 18:55 të enjten dhe të kthehesh të dielën për ndeshjen e hershme” ka thënë Gattuso për “Milan TV”, transmeton lajmi.net.

“Nuk dua të gjejë arsye. Thjesht nuk e kuptoj. Por, ne jemi më të fortë se kaq” ka thënë italiani.

Milan do të përballet me Parman, e cila skuadër pozicionohet në vendin e gjashtë në Serie A këtë edicion. /Lajmi.net/