Gattuso hetohet për kurdisje

Ish mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso është duke u hetuar për kurdisje të ndeshjeve, raporton agjencia e lajmeve Associated Press. Katër persona të tjerë janë marrë në mbajtje në lidhje me dyshimet për kurdisje të ndeshjeve në Serie A, tri edicione më parë. Ish ylli i Rangers, Gattuso, 35-vjeç, është pensionuar si futbollist gjatë verës,…

Sport

17/12/2013 10:37

Ish mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso është duke u hetuar për kurdisje të ndeshjeve, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Katër persona të tjerë janë marrë në mbajtje në lidhje me dyshimet për kurdisje të ndeshjeve në Serie A, tri edicione më parë.

Ish ylli i Rangers, Gattuso, 35-vjeç, është pensionuar si futbollist gjatë verës, kurse u shkarkua nga posti i trajnerit të skuadrës nga Serie B, Palermo, pas vetëm gjashtë ndeshjesh në drejtim të ekipit.

Ai fitoi dy tituj të kampionit në Serie A dhe dy kurora të Ligës së Kampionëve gjatë periudhës 13-vjeçari me Milanin si dhe ishte pjesë e ekipit të Italisë që fitoi titullin e kampionit të botës më 2006 në Gjermani.