Gattuso flet pas humbjes ndaj Realit, e ka një mesazh për Juventusin

"Shoh se diferenca mes nesh dhe Juve është ngushtuar ndjeshëm edhe pse bardhezinjtë janë para nesh”.

Sport

12/08/2018 10:06

Gennaro Gattuso ka folur pas humbjes së Milanit ndaj Real Madridit.

Ai deklaroi që diferencat mes skuadrës së tij dhe Juventusit janë ngushtuar, përcjellë “Lajmi.net”.

“Bëmë një paraqitje të mirë dhe skuadra u shpreh mirë në fushë, ndaj jam i kënaqur. Jemi përforcuar dhe shoh se diferenca mes nesh dhe Juve është ngushtuar ndjeshëm edhe pse bardhezinjtë janë para nesh”, deklaroi Gattuso.

“Ardhja e Higuain nuk zgjidhë çdo problem, pasi i vetëm nuk mund të bëjë asgjë. Duhet të punojmë për të mos pësuar gola në minutat e fundit, siç ndodhi ndaj Real, që pësuam dy gola në minutat shtesë të secilës pjesë. Ky është një mëkat, pasi pa ato gola të pësuar në shtesë, do të kishim një rezultat tjetër”.

“Shoh se skuadra po kënaqet me pak dhe kjo nuk më pëlqen, ndaj duhet të mos kënaqemi, por të kërkojmë më shumë. Skuadra është 80% ajo e vitit të kaluar dhe përforcimet besoj se shpejt do të përshtaten si duhet”, shtoi ai. /Lajmi.net/