Gattuso flet pas barazimit të befasishëm të Milanit

Gennaro Gattuso ka shprehur zhgënjimin e tij për barazimin e Milanit me Beneventon në udhëtim në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A.

Sport

03/12/2017 16:34

Ish mesfushori debutoi me Milanin, duke mos arritur më shumë se një barazim me skuadrën e fundit në tabelë, Beneventon.

Gattuso pas ndeshjes, përgëzoi lojtarët e tij për angazhimin në këtë sfidë, duke shtuar se fati nuk ishte në anën tyre.

“Lojtarët dhanë gjithçka, kemi pranuar një gol të çuditshëm dhe ky është fati ynë i keq”, deklaroi Gattuso pas ndeshjes për ‘Mediaset Premium’, përcjell lajmi.net.

“Unë dua të falënderoj lojtarët që treguan dëshirë të madhe për të fituar me angazhim të madh. Duhet të punojmë për t’u përmirësuar, por për sot nuk mund t’i qortojë lojtarët”.

“Kemi një rrugë të gjatë para nesh”, ka shtuar ai./Lajmi.net/