Gattuso e ka një lajm të keq për tifozët e Milanit

"Kemi vendosur të qëndrojmë kështu si jemi. Askush s'do të na bashkohet gjatë janarit".

Sport

22/01/2018 14:55

Gennaro Gattuso iu ka dhënë një lajm të keq tifozëve të Milanit.

Ai ka thënë që Milani s’do të bëjë asnjë përforcim gjatë janarit, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kemi vendosur të qëndrojmë kështu si jemi. Askush s’do të na bashkohet gjatë janarit”, deklaroi Gattuso.

“Kemi bërë shumë përforcime gjatë verës. Skuadra mund të bëjë më shumë”, shtoi ai. /Lajmi.net/