Gattuso e jep lajmin e madh për tifozët e Milanit

Trajneri i ri i "Rossonerëve" dëshiron ta mbajë yllin turk në San Siro.

Sport

06/12/2017 12:28

Gennaro Gattuso nuk do të lejojë largimin e mesfushorit Hakan Calhanoglu nga Milan.

Trajneri i ri i “Rossonerëve” dëshiron ta mbajë yllin turk në San Siro, raportojnë mediat italiane.

Calhanoglu së fundmi spekulohej se mund të largohet nga Milan, gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Ai ka zgjuar interesim nga Galatasaray dhe Fenerbahce në Turqi.

Por, Gattuso dëshiron ta mbajë në Milan së paku deri në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/