Gattuso cakton objektivin e fundit të Milanit

Gennaro Gattuso ka ftuar ekipin e tij ta arrijë objektivin e mbetur të sezonit në Serie A.

Sport

12/05/2018 13:56

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka ftuar ekipin e tij ta arrijë objektivin e mbetur të sezonit në Serie A.

Strategu i “Rossonerëve” ka pranuar se skuadra ndihet e dëshpëruar pas humbjes 4:0 nga Juventus në finalen e Coppa Italia.

Por, ai u bëri thirrje futbollistëve ta sigurojnë kualifikimin për në Europa League.

“Jemi shumë të dëshpëruar”, deklaroi Gattuso në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Por, duhet të arrijmë në Evropë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/