Gattuso befason me përforcimin e ri nga Arsenal

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso dëshiron transferimin e mesfushorit Jack Wilshere nga Arsenal.

Sport

24/03/2018 12:25

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso kërkon një përforcim nga Arsenal.

Mediat italiane raportojnë se strategu i “Rossonerëve” dëshiron transferimin e mesfushorit Jack Wilshere.

Reprezentuesi anglez ka paralajmëruar largimin nga Arsenal, pas përfundimit të këtij sezoni.

Milan dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë duke e sjellë në San Siro, përcjell “lajmi.net”.

Gattuso pëlqen karakteristikat e Wilshere dhe beson se ai mund të jetë një përforcim i dobishëm për Milanin në sezonin e ri. /Lajmi.net/