Gattuso: Arsenali e meritoi fitoren

Gennaro Gattuso është deklaruar pas ndeshjes Milan – Arsenal.

Sport

08/03/2018 22:32

Milan është mposhtur 0-2 në ‘San Siro’ nga Arsenali në 1/8 të Ligës së Evropës.

Gattuso pas ndeshjes ka thënë se Milani nuk luajti si një ekip i bashkuar, ndërsa Arsenali meritoi fitoren.

“Ne e dinim se do të ishte një ndeshje shumë e vështirë”, ka deklaruar Gattuso në konferencën për shtyp.

“Arsenali po vinte nga një moment i vështirë, por kishte cilësi të jashtëzakonshme në dispozicion, ndërkohë ne bëmë shumë gabime. Nuk luajmë në asnjë moment si ekip i bashkuar, Arsenali e meritoi fitoren”, ka deklaruar Gattuso./Lajmi.net/