Gattuso agresiv, paralajmëron Manajn

Rei Manaj mund të bëhet një futbollist i madh. Për këtë është i bindur një ish-futbollist i cili ka luajtur përkrah disa prej më të mëdhenjve të dy dekadave të fundit, Ivan Gennaro Gattuso. 

Sport

29/01/2017 10:32

Ish-mesfushori, i cili ka fituar gjithçka me klubin e Milanit si dhe titullin kampion Bote me Italinë, tashmë drejton Manajn te Piza dhe ka parë nga afër cilësitë e djaloshit, të cilin insistoi që ta kishte për pjesën e dytë të sezonit te klubi i tij.

“Manaj? Mund të bëhet një futbollist i madh. Nuk e kam sulmuar ende, po dialogoj shumë me të”, ka shpjeguar Gatuzo i cili ka një marrëdhënie shumë personale me futbollistë që ka në stërvitje.

Ndonëse ka pak kohë që sheh nga afër futbollistin, Gatuzo duket i bindur për aftësitë e tij, por edhe atë që mund ta pengojë për të arritur majat.

“Di të luajë futboll, por ka shumë personalitet dhe herë pas here duhet që ta ulim me këmbë në tokë”, shpjegoi Gattuso. Me sa duket, Manaj ka gjetur mësuesin perfekt për të.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6