Gati vaksina që vret virusin Ebola

Testimi i parë njerëzor i një vaksine eksperimentale kundër Ebolës ka rezultuar i sigurt, pa pasoja anësore dhe që mund të ndihmojë jashtëzakonisht shumë sistemin imunitar të njeriut për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse që shkakton ky virus.

Bota

27/11/2014 13:03

Testimi i bërë me vaksinimin e 20 personave, vullnetarë, është bërë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa shkencëtarët janë shprehur optimistë për gjetjen, që sipas tyre brenda pak javësh do të mund të gjendet nëpër barnatore.  

Doktori Anthony Fauci nga ky institut, ka thënë për BBC-në se është pak herët të gjykohet 100 për qind se kjo është vaksina kundër virusit Ebola, porse sipas tij rezultatet e testimit japin shumë shpresë se është bërë punë e madhe në këtë drejtim.

Ndërkohë përpjekje për të zbuluar ilaçin kundër virusit që shpërtheu në fillim të këtij viti në Afrikën Perëndimore dhe që deri më tani ka marrë jetët e më shumë se 10 mijë personave, kjo vaksinë dhe eksperimente të tjera po testohen edhe nga shkencëtarë të vendeve të tjera, në Britani të Madhe, Mali dhe Zvicër. /lajmi.net/