“Gati për Dekadën e Re, dekadën e të rinjve dhe perspektivës së vendit”

Dega e Rinisë Demokratike, në Lipjan, ishte mikpritëse e tryezës së radhës së diskutimit me temën “PDK dhe Dekada e Re”.

Lajme

02/11/2018 21:02

Dega e Rinisë Demokratike, në Lipjan, ishte mikpritëse e tryezës së radhës së diskutimit me temën “PDK dhe Dekada e Re”, me iniciativë të Institutit për Studime Politike, ku ishin të pranishëm kryetarja e Degës së PDK-së, në Lipjan, Selvije Halimi, deputeti Ilmi Reçica, ministrja Dhurata Hoxha, kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi si dhe Florit Hoxha, Arben Geci, të rinj e të reja, të nëndegëve dhe kryesisë së Rinisë Demokratike, dega në Lipjan.

Siç thuhet në njoftim, tryezën e hapi Rinor Retkoceri i cili theksoi se të rinjtë janë të gatshëm që të pasurojnë edhe më shumë dekadën e tyre-Dekadën e Re. Sa herë që ishte aktive Rinia Demokratike, kishte edhe zhvillime në PDK, theksoi ai dhe ftoi të rinjtë e pranishëm, të bëhen pjesë e debatit dhe angazhimit në Dekadën e Re.

Kryetarja Selvije Halimi, ftoi të rinjtë të marrin përgjegjësitë për të tashmen dhe të ardhmen e vet, duke ritheksuar se shqetësimet e rinisë, do të gjejnë hapësirë dhe vëmendje në platformën e PDK-së, sepse, theksoi ajo, të rinjtë, të moshës tuaj, sollën lirinë dhe u bënë shtylla të shtetformimit dhe shtetndërtimit dhe tash jemi në fazën kur ju me platformën e Dekadës së Re, bëheni pjesë e suksesit kur secilit të ri, ia tregoni vizionin Tuaj, me besim në institucione, lidership dhe integrim, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Deputeti Ilmi Reçica, theksoi se rinia ka rrol të pazëvendësueshëm dhe ta shfrytëzojnë energjinë e vet, në dobi të atdheut. Ne me vlerat tona, jemi pa konkurrencë në ofertat politike, sepse kemi dhënë rezultate të jashtëzakonshme dhe ju jeni ripërtëritje e cila do t’i kontribuojë vendit dhe secilit qytetar të vendit. Ai ka vlerësuar zgjedhjet në RD si dhe angazhimin e rinisë në përcjelljen e mesazhit dhe imazhit të rinisë shembullore të vendit tonë. Rinia është frymëzim për vendin tonë, sepse, fuqizimi i rinisë, është fuqizim i PDK-së dhe Dekadës së Re, theksoi ai, duke theksuar veprimtarinë patriotike të rinisë, nga Lufta e dytë botërore, deri në luftën e UÇK-së.

Ndërsa ministrja Dhurata Hoxha, ka cekur se takimi me të rinjtë është takim mjaft inkurajues, sepse ekziston një përkushtim i fuqishëm i të rinjve për Dekadën e Re. Vendi ynë, ka hyrë në Dekadën e Re, me besim, zhvillim dhe integrim, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se proceset nëpër të cilat po kalojmë, janë siguri për të ardhmen e të rinjve tanë, brenda vlerave të Bashkimit Evropian. Dekada e Re, me Besim, zhvillim dhe Integrim bëhet platformë gjithëpërfshirëse e rinisë tonë, si e tashmja dhe ardhmja jonë në integrimet euro-atlantike.

Donjet Bislimi, kryetar i RDK, theksoi rëndësinë e debatit në mesin e të rinjve, opinioneve se nga po shkojmë dhe çka duam të arrijmë, duke trajtuar Dekadën e Re, si motiv të fuqishëm për të sjell ndryshim cilësor në jetën e qytetarëve dhe vendit në përgjithësi. Emblema e shtetit tonë, theksoi ai, është PDK dhe rinia e saj.

Ndërsa Arben Geci vlerësoi lartë interesimin e të rinjve, për të debatuar dhe për t’u bërë pjesë e debatit, por në të njëjtën kohë të rinjtë japin vizion për Dekadën e Re, duke e plotësuar me kreativitetin dhe energjinë e të rinjve gjithandej vendit.

Në debat morën pjesë edhe Florent Hoxha dhe të rinjtë tjerë, të cilët parashtruan pyetje për panelin e tryezës rreth procesit integrues, vlerave të rinisë tonë, punësimit, impenjimin e të rinjve dhe të rejave në institucionet duke prezantuar dhe duke marrë përgjegjësi për çështjet rinore, e bënë tryezën shumë interesante dhe me vlerë. /Lajmi.net/