Gati marrëveshja: Juventus dhe Chelsea po i shkëmbjenë lojtarët

Juventus dhe Chelsea janë shumë afër të bëjnë një marrëveshje të madhe.

Merkato

15/01/2019 12:59

Juventusi mund të zëvendësojë Rogerion me Emerson Palmierin e Chelseas.

Sipas gazetës Gazzetta dello Sport, ‘Zonja e Vjetër’ mund të humbasë Leonardo Spinazzola, i cili është ‘i joshur’ nga ideja e bashkimit me Bolognan si formë huazimi, pavarësisht se Max Allegri konfirmon ndryshe, transmeton lajmi.net.

Gazeta shpjegon se Bianconerët besojnë se Emerson ka ‘shprehur vetëm një pjesë të vogël të potencialit të tij të madh’, pasi një dëmtim në gju i kufizoi magjinë e tij te Roma dhe nga mungesa e minutave tek Chelsea.

Megjithatë, Blutë duan ta transferojnë Rogerion, që ka kaluar një sezon e gjysmë në huazim te Sassuolo.

La Gazzetta arrin në përfundimin se Juventusi e vlerëson Emerson Palimerin në shumën e 20 milionë euro. /Lajmi.net/