Gati 10% e amerikanëve besojnë se qumështi me çokollatë prodhohet nga lopët kafe

“Chocolate milk” me siguri e keni provuar së paku njëherë në jetën tuaj dhe, po, është shumë i shijshëm.

Fun

11/03/2018 14:39

Është gjithashtu një “shpikje” jashtëzakonisht e thjeshtë: vetëm qumësht dhe çokollatë, siç e shpjegon edhe vetë emërtimi i kësaj pije.

E megjithatë, del se shumë njerëz nuk e kuptojnë se si prodhohet qumështi i çokollatës: disa me të vërtetë besojnë se qumështi me çokollatë është qumësht i prodhuar nga lopët me ngjyrë kafe.

Nuk dihet nëse këta njerëz mendojnë që lopa gjithashtu prodhon kakao dhe sheqer, ama “chocolate milk” janë të sigurtë që vjen nga lopët me gëzof kaf.

Në një studim të Qendrës së Inovacionit të Qumështit Amerikan, u zbulua se 7 për qind e amerikanëve besojnë se qumështi me çokollatë vjen nga lopët kafe. Kjo përqidnje përkthehet në rreth 16.4 milion njerëz, të cilët nuk ishin as fëmijë por të gjithë mbi moshën 18-vjeçare.

Megjithëse 7% kishin një alternativë, lopën kafe, 48%  tjerë nuk kishin asnjë ide se nga vinte “Chocolate milk”.

Ky nuk është studimi i parë që nxjerr përfundime shqetësuese rreth njohurive të amerikanëve në gjëra që duken informacione bazike. Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se pothuajse një në pesë amerikanë nuk e di se hamburgerët bëhen me mish