Gates kërkon nga Europa të shmangë fluksin e emigrantëve

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, i ka bërë thirrje Evropës të ndalojë shfaqjen e bujarisë ndaj azil kërkuesve për të shmangur një fluks dërrmues migrantësh.

Bota

05/07/2017 19:37

Ai gjithashtu këshillon shtetet europiane për tu bërë afrikanëve rrugën për në kontinent shumë më të vështirë.

Gjatë një interviste në Welt am Sonntag të Gjermanisë, Gates, një nga njerëzit më të pasur në planet, paralajmëroi për pasojat e rënda të tejkalimit të bujarisë ndaj refugjatëve që vinin në Europë, numrat e të cilëve do të rriteshin vetëm nëse diçka nuk do ndërmerrej.