Gashi:Vitin e ardhshëm edhe më afër me qytetarët e komunës së Obiliqit

Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi mbajti sot një debat të hapur me qytetarët e komunës së Obiliqit, ku ata patën mundësinë që të shprehin vërejtjet, pritjet, pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre për mbarëvajtjen e punës së komunës.

Lajme

28/12/2015 21:07

Gashi me këtë rast prezantoi edhe programet të cilat ai i ka realizuar gjatë këtyre dy viteve dhe ato që janë prioritet për periudhën e ardhshme.

Kryetari i Obiliqit porositi se do të jetë edhe më afër qytetarëve për programet që do t’i realizojë vitin e ardhshëm.

“Sot patëm një takim përmbyllës për këtë vit me qytetarët e Obiliqit dhe ne i prezantuam të gjitha programet tona të cilat i kemi realizuar gjatë këtyre dy viteve, pastaj bashkëbiseduam për projektet që do të vijnë në vitin e ardhshëm, gjithashtu edhe kërkesat të cilat janë adresuar nga qytetarët të shikohen edhe një herë. Ne presim më shumë shpresojmë që vitin e ardhshëm do të punojmë edhe më tutje me objektivat tona që kemi “,tha ai.

Qytetarët patën mundësin? ? të shprehin mendimet, kritikat si dhe pyetjet për atë çka atyre u intereson. Një qytetar i Obiliqit të vjetër tha se është mjaft i shqetësuar për mbeturinat ne rrugë, ndërsa e pyeti kryetarin edhe për çerdhen e cila ka ngecur qe sa kohë pa përfunduar.

“Për mua është shumë shqetësues problemi i deponimit, krashit, mbeturinave. Unë besoj se të gjithë këta qytetarë e ninë atë erën qysh e nijmë edhe na aty ku jetojmë sepse unë jetoj në Obiliq të vjetër, ose nuk e menaxhojnë atë mirë ose duhet të bëjmë një vërejtje diçka më të madhe që të ndërhyni ju si kryetar i bordit, po mendoj me gjithë kryetar e vetë. Tek na është ndërtuar atje në Obiliqin e vjetër një çerdhe, ka ngec deri këtu diçka puna në investime apo ‘spe di më shumë pse nuk vazhdon më tutje”tha ai .

Ndërsa nj ë qytetar tjetër thotë që problemin e tij është shpërngulja nga fshati Hade.

Për fshatin Hade deshta të thurr një pyetje meqenëse ju jeni të informuar në gjdo aspekt. Fshati Hade ka mbetur shumë keq , aty as nuk jemi shpërngulur, as nuk po mujm mu shpërngul. KEK-u dihet, po jo vetëm KEK-u por edhe qeveria në një aspekt kanë marrur një gabim që është për ty korrigjuar sepse edhe vetë po e shohim që me punën që kanë nisur janë shkuar në drejtimin e Shepitullës që kemi pasur ne kallje me shtëpia më krejt. Problemi jonë si qytetarë të fshatit Hade duhet,qe sa vite, qe 10 vite janë bërë që na kanë premtuar që jo po qesim në Mazgit, jo po qesim këtë, fjalë kanë qenë edhe në Prishtinë… tash janë drejtuar të gjithë në Shkabaj. Çfarë të bëjmë ne..?”,pyeti ai.

Kryetari u përgjigj duke thënë se gjithherë e kanë kërkuar që prioritet të jetë punësimi.

“Ne jemi dakord që do të jemi bashkëpunues mirëpo ata gjithherë po thirren në ata që nuk jemi të obliguar me ligj”, tha Gashi.

Ai gjithashtu tha se krejt partitë e kanë kuptuar drejt çështjen e Obiliqt dhe krejt partitë janë në përkrahje të kësaj çështjeje. Çështja e deponimit, siç e ceku kryetari i komunës ,është shqetësuese.

“Ne kemi bërë disa herë ankesa për mbeturinat, ka mundësi të riciklohen ka mundësi të kthehen në energji alternative dhe kështu me radhë”, tha Gashi.

Ai tha se shpresojnë që Ministria e Ambientit dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik shumë shpejt ka për të dalë me udhëzime administrative dhe do të kenë mundësi që ato mbeturina të trajtohen përsëri./Kosovapress