Gashiq: Ushtria e Kosovës, kërcënimi më i madh për sigurinë e Serbisë

Rreziku më i madh për siguri mbetet Kosova, aty shohim rolin dhe përgjegjësinë e KFOR-it, me të cilin kemi raporte të mira në synimin e mbrojtjes së popullatës serbe dhe ruajtjes së stabilitetit. 

Lajme

27/07/2014 14:39

Në një intervistë për gazetën Dnevnik të Novi-Sadit, ai tha se Serbia në mënyrë aktive punon për të parandaluar këto rreziqe, dhe “gjithnjë jemi të gatshëm të reagojmë” .

Gashiqi krijimi i së ashtuquajturës Ushtri e Kosovës e sheh si kërcënimin për stabilitetin e Serbisë e të rajonit.

Bashkëpunimin në rajon ai e vlerësoi të mirë.

“Motivin për raporte të mira me fqinjët ne e gjejmë në përcaktimin e përbashkët se vetë me bashkëpunim mund të sigurojmë stabilitetin e domosdoshëm për zhvillim dhe integrime më të gjera evropiane. Konsiderojmë që jemi fuqi e respektueshme dhe faktor i stabilitetit rajonal dhe se jemi të përkushtuar për krijimin e kushteve për zhvillim të rajonit”.