Gashi zotohet se do t’i realizojë kërkesat e sportistëve të Prizrenit – Lajmi.net
Gashi zotohet se do t’i realizojë kërkesat e sportistëve të Prizrenit
Autori: Lajmi.net LajmeNacionaleSport 16:10, 14 November 2017
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, qëndroi për një vizitë në qytetin e Prizrenit. Në kuadër të kësaj vizite ministri Gashi inspektoi punimet të cilat janë duke u zhvilluar në stadiumin e qytetit “Përparim Thaçi” në Prizren si dhe lokacionin ku do të ndërtohet stadiumin në Zhur.

 

Ministri Kujtim Gashi tha se qëllimi i kësaj vizite nuk është vetëm inspektimi i punimeve në stadiumin e qytetit, por edhe të shihen nga afër nevojat dhe kërkesat e sportistëve të Komunës së Prizrenit si dhe gjetjen e mundësive për të realizuar edhe projektet tjera në fushën e sportit për Komunën e Prizrenit.

Përveç inspektimeve të punimeve në stadiumin e qytetit, ministri Gashi vizitoi edhe lokacionin ku do të ndërtohet stadiumi në Zhur, për të cilin MKRS-ja do marrë përsipër realizmin financiar të këtij projekti. Ky projekt do të realizohet sipas standardeve të kërkuara nga FFK-ja konform kategorisë së dytë të UEFA-së dhe FIFA-së.

Gjatë këtij takimi ministri Gashi u shoqërua edhe nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja me ç’rast biseduan rreth bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit e falënderoi ministrin Gashi për vizitën e tij dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe investuar në krijimin dhe përmirësimin e kushteve në infrastrukturën sportive dhe për sportistët dhe të rinjtë e Komunës së Prizrenit.

Fjalët kyçe: Kujtim Gashi

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Stealth Sniper
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Turbo Racing 3