Gashi thotë se, edhe deputetët shqiptarë do ta përkrahnin protestën e serbëve nëse do të bashkëpunonin me institucionet e Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas protestës së deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

02/12/2018 23:25

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pas protestës së deputetëve të Listës Serbe, ka thënë se me këtë veprim ata po e njohin Kuvendin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, protesta e tyre në Kuvendin e Kosovës është në funksion të njohjes së institucioneve shtetërore të Kosovës.

Gashi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se deputetët serbë dhe të gjithë politikanët serbë duhet të punojnë me institucionet e Kosovës për qytetarët e tyre dhe jo me institucionet e Serbisë.

Tutje Gashi përmes këtij postimi po ashtu ka bërë të ditur se deputetët e Listës Serbe duhet të kërkojnë ndalimin e ndërhyrjes së Serbisë në jetën e tyre politike si dhe ka kërkuar që të ndalojnë sabotimin e tyre ndaj Kosovës, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Gashit pa ndërhyrje:

Protesta e kolegeve deputete Kosovar te etnise Serbe, ne Kuvendin e Republikes eshte ne funksion te njohjes se institucioneve shteterore.

Dy ceshtje keta deputete duhet ti avokojne:

Koleget e tyre politikan (kryetaret e komunave), nga Mitrovica Veriore dhe tri komunat tjera te punojne ne institucionet e Kosoves, per interesa te qytetarve te tyre, e jo te Serbise.

Dhe e dyta te kerkojne ndalimin e nderhyrjes se Serbise ne jeten e tyre politike, si dhe te ndalohet sabotimi i progresit te Republikes se Kosoves.

Ne kete lloj proteste edhe ne deputetet Kosovar te etnise Shqiptare do te protestonim me ta!. /Lajmi.net/