Gashi thotë se dueti me Ledrin po kalon pritshmëritë e tij

Gashi dhe Ledri Vula po shijojnë suksesin e projektit të tyre të ri.

ShowBiz

16/02/2019 20:23

Gashi përmes rrjeteve socialek a thënë se dëshironte që kjo këngë të ishte special për fansat nga Kosova, shkruan lajmi.net.

Në postimin e fundit, reperi ka thënë se kënga e tij në bashkëpunim me Ledrin, është projekti që po shënon rritjen më të shpejtë prej gjitha projekteve të tij.

“Vetëm t’ua bëj njerëzve ta kuptojnënë … “That’s mine” ishte një këngë që unë doja të bëja për vendin tim …. Dhe unë u befasova kur shihja se është kënga me rritje më të shpejtë që kam publikuar ndonjëherë”, ka shkruar Gashi.

Këtij postimi ai ia ka publikuar edhe tabelat, përmes së cilave tregon suksesin e “That’s mine” në disa plaftorma muzikore. /Lajmi.net/

YouTube player