Gashi sot feston ditëlindjen, kjo është mosha e tij

Sot është një ditë e veçantë për Gashin.

ShowBiz

04/10/2018 10:20

Reperi kosovar me famë në botë, feston ditëlindjen e tij të 29-të, shkruan lajmi.net

Duke qenë se ka vite që jeton në Amerikë, karrierën muzikore po vazhdon ta ndërtoj atje ndërsa asnjëherë nuk e ka harruar prejardhjen.

Në një intervistë të fundit në MTV ai madje është emocionuar shumë kur foli për origjinën, ku edhe u fol për Dua Lipën dhe Rita Orën.

”Jam shumë krenarë që të gjithë jemi duke bërë kaq mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”, ishin fjalët e tij.

Kujtojmë se Gashi ishte në Kosovë gjatë kësaj vere dhe publiku e priti mjaft mirë, duke e bërë kështu të ndihet i bekuar.

Kënga e fundit e artistit është ‘Creep On Me’ me French Montan dhe DJ Snake, projekt i cili u pëlqye mjaft shumë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bodwg2QnFBu/?taken-by=gashi

YouTube player