Gashi: Shpendit i ra maska, le te vozitë lirisht Q7’shin

Publicisti Shkelzen Gashi, ish aktivist Lëvizjes Vetëvendosje, dhe një nga ish themeluesit e saj, përmes një publikimi në Facebook ka reaguar ndaj publikimit të fotografive të Shpend Ahmetit në jahtin multimilionësh në Budvë.

Lajme

27/03/2017 15:44

Ai ka thënë se Ahmeti tani duhet që ta vozis edhe Q7’shin e trashëguar nga Isa Mustafa, ngase i ka rënë maska.

“Kryetari i Prishtinës, lirisht le ta vozitë Q7, se i ra maska dhe u pa që i pëlqen lluksi fooooort. Kryetar, loçkë, shijoje Q7 për këta gjashtë muej që të kanë mbetë”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë dekalratë konkrete nga Shpend Ahmeti, i cili nuk ka konfirmuar zyrtarisht se a ka qenë apo jo në atë jaht.