Gashi: Shpend Ahmeti dhe VV-ja janë në koalicion me Listën Serbe që nga viti 2015 (Video)

Lëvizja Vetëvendosje e cila vazhdimisht është shprehur kundër bashkëpunimeve me Listën Srpska, pasi sipas tyre kjo e fundit paraqet dhe ndjek politikat e Sllobodan Millosheviqit, të njëjtin qëndrim nuk e kanë edhe në nivel komunal, me të cilin kjo parti udhëheq tash e disa vite. Shefki Gashi, asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ftuar…

Lajme

13/09/2017 14:09

Lëvizja Vetëvendosje e cila vazhdimisht është shprehur kundër bashkëpunimeve me Listën Srpska, pasi sipas tyre kjo e fundit paraqet dhe ndjek politikat e Sllobodan Millosheviqit, të njëjtin qëndrim nuk e kanë edhe në nivel komunal, me të cilin kjo parti udhëheq tash e disa vite.

Shefki Gashi, asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ftuar në një emision televiziv, teksa po fliste për një përplasje në mes të partisë së tij dhe Vetëvendosjes, për disa emërime që janë bërë nga kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, kujton se ky subjekt që nga viti 2015 është në koalicion me Listën Serbe.

“Që nga Janari 2015, Z.Ahmeti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në koalicion me Listën Serbe në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka thënë Gashi gjatë një interviste, të cilën e ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook.