Gashi shkëlqen për Coloradon

Shkëlzen Gashi e ka bërë një paraqitje të mrekullueshme për skuadrën e tij të re Colorado.

Sport

28/02/2016 11:08

Gashi ka shënuar gol dhe ka asistuar në një tjetër, në fitoren 3:0 të skuadrës së tij Colorado Rapids ndaj Arizona United, në kuadër të Desert Diamond Cup, turne ky përgatitor para sezonit të ri në MLS.

Fillimisht Gashi asistoi në golin e dytë të shënuar nga Kevin Doyle në minutën e 31-të.

Ndërkohë ish-anëtari i Baselit arriti të shënoi golin e parë personal me fanellën e Colorados në minutën e 63-të.