Gashi sërish jashtë skuadrës së Baselit

Shkelzen Gashi është lënë sërish jashtë skuadrës së Baselit.

Sport

29/11/2015 16:35

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë nuk u përfshi në  listën prej 18 lojtarëve për ndeshjen ndaj Luzernit, transmeton Sportal.

Kjo nuk është hera e parë që trajneri i Basel e lë jashtë skuadrës golashënuesin më të mirë të Superligës së Zvicrës nga edicioni i kaluar.

Përveç Gashit trajneri Urs Ficher për këtë përballje nuk e ftoi as Albian Ajetin, ndërsa Xhaka ishte i vetmi shqiptar që luajti.

Basel e fitoi këtë ndeshje ne rezultat 3:0, ndërsa për Luzernin u paraqitën Basha dhe Hyka.