Gashi: Rinia si pjesë vitale e shoqërisë, do të trajtohet me meritë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit “Ndërmjetësimi në punë për të rinjtë - në skemat: Trajnim në Punë dhe Praktikë në Punë”. Ky projekt financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Departamenti i Rinisë.

Lajme

25/07/2018 16:25

Ministri Gashi tha se “Rinia përbën pjesën me vitale të shoqërisë andaj si e tillë meriton të trajtohet në mënyrën e duhur. “Unë si Ministër, jam zotuar që do ta kem në fokus rininë, gjë të cilën po e dëshmojmë në vazhdimësi, e padyshim që edhe projekti i sotëm të cilin po e lansojmë ka të bëjë direkt me çështjen me preokupuese siç është punësimi” Që nga dita e parë e marrjes së detyrës kemi një orientim të ri sa i përket rinisë, vetëm për një qëllim, që t’u dalim në ndihmë dhe përkrahje dhe t’i ndihmojmë në çështjen e punësimit” “Ne e kemi një prioritet të veçantë edhe në ndarjen e buxhetit dhe siç e dini departamenti i rinisë do të jetë fokus i veçante në vitin 2019”, tha ministri Gashi.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është që të ofrojmë shërbime të punësimit që përfshijnë veprimtarinë për këshillim, orientim në karrierë, trajnim të punëkërkuesve dhe të papunëve të rijnë dhe ndërmjetësim tek punëdhënësit në skemën e trajnimit në punë dhe praktika në punë. Për arritjen e këtij objektivi ky program do të ofroj ‘’Praktikë Pune’’ dhe ‘’Trajnim në Punë’’ për së paku 200 të rinj në tërë rajonet e Kosovës si masa për nxitjen e punësimit të rinjve. Projekti synon të avancoj njohuritë dhe kompetencat e të rinjve të moshës 18-24 vjeç të zonave rurale në të gjitha Rajonet e Kosovës, përmes skemës së Trajnimit në punë dhe skemës së Praktikës në punë tha ministri Gashi .

Me pas Gashi shtoi se Programi është i koncentruar në dy skema të punësimi: Trajnimi në Punë, ku përfshihen trajnime të individualizuara. Kjo skemë do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat në të cilin do të përfshihen së paku 100 të rinj të cilët nuk kanë ndonjë kualifikim të caktuar. Këta të rinj do të angazhohen nëpër biznese për një periudhë kohore së paku 6 muaj. Në muajin e parë dhe të tretë biznesi do të obligohet të mbulojë shpenzimet në vlerë 150 Euro për muaj, ndërsa 4 muaj të tjerë, pagesa do të mbulohet nga projekti. Të rijnë të pakualifikuar do të marrin trajnim në punë për t’i zhvilluar shkathtësitë, njohuritë dhe kompetencat të cilat janë të nevojshme për të kryer punë specifike brenda vendit të punës dhe mjedisit të punës. Praktikë pune, ku do të përfshihen së paku 100 të rinj, të cilët kanë një kualifikim të caktuar, por të cilët kërkohen që të praktikojnë njohurit e fituara në ambiente reale pune. Të rinjtë në këtë skemë do të angazhohen në një periudhë kohore së paku 3 muaj, ku muajin e parë bizneset do të mbulojë shpenzimet në vlerë prej 150 Euro, ndërsa dy muajt e fundit, shpenzimet do të mbulohen nga projekti. Praktikantët do të mësojnë së paku që të aplikojnë njohuritë e tyre të fituara në një botë reale të mjedisit të biznesit.

Ndërsa Xhevat Bajrami drejtori i Departamentit të Rinisë, tha se MKRS këtë vit ka prioritet rritjen e punësimit të rinisë në Kosovë. Ne si ministri këtë vit jemi duke u angazhuar në maksimum. Që nga ditët e para ministri ka thënë se është i fokusuar në rini. Ky Rektori në Kolegjin Evropian të Kosovës.

Ali Bajgora tha se ky aktivitet i dedikohet një kauze shumë të veçantë “Ne si implementues të projekti falënderojmë ministrinë për kontributin dhe bashkarisht do të kontribuojmë avancimit të rinisë së Kosovës. Me qasjen e kompanive vendore ky projekt do të marr qasje konkrete. 40% do të jenë femra kryesisht nga zona rurale” Ky program do të ofrojë “Praktikë Pune” dhe “Trajnime në Punë” për së paku 200 të rijnë në moshën 18-24 në tërë rajonet e Kosovës si masë për ngritjen e punës./Lajmi.net/