Gashi: Ridizajnimi i koalicionit zgjidhja e duhur

Arben Gashi deputet i LDK-së, ka thënë se blloku duhet të veprojë shpejtë dhe se ridizajnimi i koalicionit është zgjidhja e duhur.

Lajme

21/10/2014 13:40

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, njëherit deputet i kësaj partie, ka thënë se ridizajnimi i koalicionit është zgjidhja e duhur.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se koalicioni LAN dhe Vetëvendosje duhet të veprojë shpejtë.

Gashi ka propozuar edhe një kompromis të përgjithshëm sa i përket Kryetarit të Kuvendit.

“Tani është fundi i bllokadës. LVAN duhet të bëhet fleksibil dhe të veprojë shpejtë”.

“Ridizajnimi i koalicionit është zgjidhja e duhur, gjithmonë pa e rrezikuar koalicionin LVAN”.

“Pozita e Kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet kompromis i përgjithshëm në Kuvend, përderisa sipas GJK nuk na takon”, ka shkruar Gashi.