Gashi: Panairi i punës, mundësi unike për punësim

Sot do të hapet Panairi i Punës i organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Lajme

04/05/2018 09:16

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Edmond Gashi, koordinator, DIMAK, foli për hapjen e këtij panairi. Ai fillimisht, tregoi se në këtë panair, që mbahet në Prishtinë, do marrin pjesë kompani nga Kosova, Gjermania, Austria dhe Zvicra, të cilat nuk do të paguajnë asgjë për hapësirën që e shfrytëzojnë.

“Panairi i Punës është një mundësi unike për të takuar punëdhënës potencial nga Kosova dhe diaspora”, tha ai.

Panairin hapet sot në ora 10:00, në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, dhe do të jetë i hapur deri në orën 18.

Gashi fton të gjithë ata që janë të pa punë, ose që duan të gjejnë një punë më të mirë, të vijnë në panair ku, sipas tij, do të njoftohen më hollësisht për 4000 mijë vende të lira pune, që ofrojnë kompani pjesëmarrëse të panairit.