Gashi në mesin e 500 më të mirëve në botë

“World Soccer” e ka përfshirë sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi në mesin e 500 futbollistëve më ttë mirë në botë.

Sport

10/04/2015 18:17

Shkëlzen Gashi është lojtari shqiptar i momentit në arenën ndërkombëtare.

Vlerësimi më i fundit për sulmuesin kuqezi, që luan me Baselin, ka ardhur nga revista prestigjioze britanike, “World Soccer”.

Kjo e fundit, në një listim të 500 lojtarëve më të mirë të botës për momentin, ka përfshirë edhe Gashin. Në këtë listë, sulmuesi është i vetmi futbollist shqiptar, shkruan “Albeu.com”.

Shumë shtete të ndryshme në botë përfaqësohen me nga një lojtar, ashtu si dhe Shqipëria. Kuba (Osvaldo Alonso), Guinea (Kevin Constant), India (Sunil Chetri) dhe Irak (Dhurgam Ismail). Gashi është kthyer në idhull për tifozët e Basel, teksa deri më tani ka arritur të shënojë 20 gola në kampionat.

Ai u shpall “Lojtari i Vitit 2014” nga Federata e Futbollit të Zvicrës, ndërsa edhe në sezonin e kaluar, kur ishte pjesë e Grasshopperit, shënoi 18 gola duke fituar “Këpucën e Artë”.