Gashi – ministrave të LDK-së: Dilni, mos u fshihni

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili njihet se është kritik i koalicionit në mes të partisë së tij me PDK-në, ka reaguar sot ndaj ministrave të Qeverisë së Kosovës, të cilët vijnë nga partia e tij.

Lajme

17/02/2016 17:53

“Dilni, mos u fshihni. Dilni se pushteti nuk është vetëm privilegj, por edhe përgjegjësi. Dilni se keni detyrim ndaj heronjve të vendit”, ka shkruar Gashi, duke kritikuar ministrat e LDK-së, të cilët sipas tij ka muaj që nuk shihen dhe nuk dëgjohen, “ndërsa opozita dhe PDK-ja përgatit terrenin.

Ky është postimi i plotë i Arben Gashit në Facebook:

“Ku jeni? Dilni ose ikni!!

Sot secili votues i LDK-se, secili simpatizant i saj, secili qytetar i Kosoves e thote me veten e tij, e thote ne familje, e thote ne rruge, apo ne kafe me miq: Ka muaj qe ministrat nga radhet e LDK-se nuk shihen dhe nuk dëgjohen, ndërsa opozita dhe PDK-ja përgatit terrenin, ku janë? Pse po fshihen? Po ashtu ju bejn thirrje:

Dilni publikisht dhe tregoni kush jane keta qe kan organizu proteste! Dilni tregoni si po e trajtojne keta sot shtetin.

Dilni tregoni kush ishin keta dje. Dilni tregoni kush mund te jene keta neser. Dilni tregoni kush jane udheheqesit e AAK-se, Vetevendosjes e Nismas. Po mos harroni me i tregu popullit edhe kush jeni ju. Dilni dhe tregoni pse duhet te qeverise kjo qeveri.

Dilni mos u fshehni. Dilni se pushteti nuk eshte vetem privilegj por edhe pergjegjesi. Dilni se keni detyrim ndaj heronjeve te vendit.

Dilni se keni pergjegjesi ndaj te shkuares dhe te ardhmes se vendit. Dilni ose ikni – ministra frikacak[! U bene 7 muaj populli nuk ju ka pa, populli nuk ju ka ndegju, dilni mbroni qeverine ku jeni, dilni mbrojeni popullin nga keta qe nga sheshi ne emer te popullit kercenojn popullin e shtetin.

Dilni ose ikni!”