Gashi: Kështu reagova kur na ra Zvicra në grup

Shkëlzen Gashi ka folur për faqen zyrtare të FIFA-s, para Kampionatit Evropian.

Sport

27/05/2016 22:05

Interesante ishte deklarata e tij për ndehsjen me Zvicrën.

“Kur e kuptova që do të luajmë sërish kundër Zvicrës, u ndala dhe qesha. Ne po e presim me padurim këtë turne dhe besojmë që mund të bëjmë befasi”, deklaroi Gashi, përcjellë “Lajmi.net”.

“Do të shkojmë me besim të madh në këtë kompeticion sepse vijmë nga një kampanjë fantastike kualifikuese, ku mposhtëm edhe Portugalinë”, shtoi kosovari.