Gashi i reagon Isa Mustafës: Matrapaz je ti, ke humbur 4 palë zgjedhje, je bo me PDK-në

Dardan Gashi, dikur anëtarë i LDK-së i është kundërpërgjigjur kryetarit të kësaj partie Isa Mustafa, i cili me anë të një statusi në facebook i ka quajtur matrapazë ata persona që po negociojnë që deputetë të LDK-së  ta përkrahin Haradinaj për kryeministër.

Lajme

22/07/2017 13:11

Dardan Gashi e Astrit Haraqia janë dy personat që të premten kanë qenë së bashku me Ramush Haradinajn në shtëpinë e presidentit Ibrahim Rugova, ku u tha se ai mori mbështetjen e familjes Rugova.

Por, edhe pse Mustafa nuk ka përmendur emra Gashi me anë të një postimi në facebook ka reaguar duke e quajtur kryetarin e LDK-së matrapazë.

Ai ka thënë se Mustafa është njeri pa parime, ka humbur 4 zgjedhje ka bërë koalicion me PDK-në, shkruan lajmi.net.

Psotimi i plotë i Gashit:

Hyna wikipedia edhe e lexova kuptimin e fjalës matrapaz, dhe deshta me nda me kryeministrin!

“Njeri pa parime që bën gjithfarë pazarllëqesh e allishverishesh për t’ia arritur një qëllimi të caktuar. Matrapaz politik. Punë (sjellje) prej matrapazi.”

Per me kualifiku per kete pershkrim, duhet me i humbe 4 pare zgjedhje por mi majte pozitat

Per me u kualifiku duhet me i ndeshku njerezit e partise qe nuk mendojne si ti

Per me u kualifiku, duhet me bo pazare te nates me kundershtater politik e me i tradhtu aleatet, vetem e vetem per te marre pozite

Gjithashtu per me u kualifiku duhet me i tradhetu krejt miqt, nje nga nje, me i lene ne lloq…

Duhet me zell me i sherby okupatorit e me lujt rolin e patriotit! Me fjale te tjera duhet mos me pase pike ftyre…

Thojne: “Kur je ne shpi te xhamit, mos gjuj me gure”./Lajmi.net/