Gashi i LDK-së pranon që kryeparlamentari t’i takojë PDK-së

Posti i kryetarit të Kuvendit është bërë “mollë sherri” tash e gati pesë muaj, duke e mbajtur peng krijimin e institucioneve.

Lajme

23/10/2014 23:29

Por, koalicioni pas zgjedhor, LDK-AAK-Nisma e Vetëvendosje, duket se është gati me heq dorë nga ky post.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, në emisionin FORT në televizionin Rrokum, ka deklaruar se posti i kryetarit të Kuvendit, nuk duhet me u synuar nga LDK, por duhet me iu dhanë PDK-së.

“Do të ishte mirë që të shikohet kjo punë, se vendi ka hy në bllokadë dhe bllokada është e rrezikshme. Edhe ekonomikisht edhe në aspektin e sigurisë, dhe mendoj se duhet me u zgjidh ky problem. Personalisht kam menduar në vazhdimësi që posti i kryetarit të Kuvendit nuk duhet me u synu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, t’i japim hapësirë PDK-së dhe të vazhdojmë përpara”, tha Gashi.

Por, Gashi thotë se ai përkrah koalicionin në të cilin tani është partia e tij.