Gashi do ta sjellë në Kosovë këtë Dj me famë botërore?

Reperi shqiptar, Gashi, së fundmi e ka bërë një premtim të madh për adhuruesit e tij.

ShowBiz

19/09/2018 09:31

Nëpërmjet shkëmbimit të disa komenteve në llogarinë Instagram ai ka lënë të kuptohet që vitin e ardhshëm ka gjasë ta sjellë në Kosovë Dj me famë të madhe në botë, shkruan lajmi.net

Fjala është për Dj Snake, i cili bashkë me French Montanan dhe Gashin sollën hitin ‘Creep on me’.

Se çka ka menduar konkretisht Gashi dhe cilat janë planet do ta marrim vesh kur ato të definohen, e fansat e tij urojnë që premtimi i reperit shqiptar të shkoj deri në fund./Lajmi.net/

YouTube player