Gascoigne dëshiron të vdes

Paul Gascoigne me vite është duke u munduar të eliminojë varësinë nga alkooli. Ish ylli i Anglisë në një film dokumentar ka treguar se ka kohë që e ka humbur atë betejë, dhe mezi pres të vdes. Disa herë i shpëtoi vdekjes së sigurt, por Gascoigne ka treguar se është dorëzuar nga jeta. “Mjaft, jam…

Sport

26/09/2013 15:01

Paul Gascoigne me vite është duke u munduar të eliminojë varësinë nga alkooli. Ish ylli i Anglisë në një film dokumentar ka treguar se ka kohë që e ka humbur atë betejë, dhe mezi pres të vdes.

Disa herë i shpëtoi vdekjes së sigurt, por Gascoigne ka treguar se është dorëzuar nga jeta. “Mjaft, jam lodhur nga jeta. Dua të pi derisa të vdes. Nëse vdes, së paku nuk do të ndjej më dhimbje, të cilët janë të padurueshëm. Të gjithë duhet të largohemi një ditë nga kjo botë, apo jo?”, deklaroi ai.

“Mos u dorëzo legjendë”, “Gazza, zgjohu”, janë disa nga komentet e përkrahësve të tij besnik. Por, duket se as ata nuk i ndihmojnë atij. “Nuk dua të jetoj më, unë jam njeri i vdekur. Pse kam filluar të pi? Nuk e di. Kjo është sikur të pyetni diabetikët pse janë të tillë”, u shpreh ai.

Tragjeditë e kanë përcjellë gjatë gjithë jetës. Babai ishte i sëmurë rëndë, ishte dëshmitar në vdekjen e vëllait, të shokëve…