Gareth Bale: Unë vdes për këtë ushqim

Gareth Bale është përgjigjur në disa pyetje mjaft interesante para finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Sport

26/05/2016 17:47

Uellsiani ka treguar fillimisht se çfarë ushqimi i pëlqen më shumë.

“Në qoftë se duhet të zgjidhi një, pa dyshim dua proshutën. Unë nuk jam një kuzhinier i madh, por kam disa dëshira të mëdha”, deklaroi Bale, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nëse nuk do të isha futbollist? Do të luaja golf. Ndoshta do të jem profesionist në të ardhmen. E dua shumë këtë sport dhe sigurisht që kam shumë vite përpara”, shtoi Bale.

“A do t’i prejë flokët nëse e fitojmë finalen? Jo, në asnjë mënyrë. Flokët e mi do të qëndrojnë kështu siç janë, pavarësisht se çfarë ndodh në Milano”, përfundoi uellsiani.