Garën e çiklizmit e fiton…qeni (Video)

Në një garë çiklizmi amatore në Itali, një i paftuar i veçantë u bë pjesë dhe për aq kohë sa u përfshi në kompeticion, u shpall kampion i tij.

Fun

23/02/2017 20:32

Një qen iu bashkua grupit të çiklistëve dhe jo vetëm që ruajti hapin e tyre, por edhe kryesimin e garës për më shumë se 6 minuta.

Gjithsesi, kafsha u dorëzua kur pa që rivalët e tij po ja bënin me hile dhe në vend të 4 këmbëve kishin dy rrota.

Një pjesë e garës ku u përfshi edhe qeni është filmuar nga organizatorët dhe po përhapet me shpejtësi në internet.

YouTube player