Garë veturash mbi liqenin e ngrirë (Video)

Adhuruesit e makinave e sidomos manovrave të tyre kanë gjetur një vend të pazakonte për të shpalosur aftësitë në timon: liqenin e ngrirë Chagan të provincës verilindore kineze, Jilin.

Auto & Tek

29/12/2016 09:56

Ngjarja plot emocione u mbajt pranë brigjeve të liqenit ku akulli konsiderohej mjaftueshëm i fortë sa për të mos u thyer.

Makinat kanë rrëshqitur lirshëm në sipërfaqen e ngrirë duke ngritur borë në vend të pluhurit.

Edhe pse motorët uturinin, lëvizjes së tyre nuk i mungonte hijeshia, përcjell TCH.

“Nuk përjeton të njëjtën ndjesi kur je në rrugë. Të gjithë këtu u kënaqëm shumë, kemi luajtur si të ishim fëmijë. U mblodhëm për të shijuar ngjarjen e makinave sepse është në këto kushte, është vërtet diçka ndryshe”, shprehet një prej pjesëmarrësve.

Organizatorët megjithatë i kanë këshilluar drejtuesit e automjeteve të mos përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë nëse nuk janë profesionistë.

Temperaturat në zonë kanë rënë në minus 22 gradë celsius, ndërsa në liqen ishin mbase diku tek minus 30.

I ftohti i madh ka krijuar aty një shtresë akulli që llogaritet të shkoje mesatarisht tek 50 centimetrat.