Garë në ngjitjen më të shpejtë në ndërtesën 100 katëshe (Video)

Dy australianë fituan në garën vertikale e cila u mbajt në ndërtesën më të lartë në Hong Kong. Gara u zhvillua në qendrën komerciale 100 katëshe. Në këtë garë morën pjesë 1600 persona të cilët ishin para sfidës për tu ngjitur nëpër 2120 shkallë. Fituesi në konkurrencën e meshkujve arriti që 100 katëshen ta kalojë për 11 minuta e 52 sekonda.

Fun

06/12/2015 22:45

“Unë jam i shokuar. Nuk kam vrapuar shumë këtë vit, nuk kam ushtruar shumë duke vrapuar nëpër shkallë. Por kam bërë stërvitje të qëndrueshmërisë dhe u tregua se për një ndërtesë kaq të madhe ia vlejti”, tha Daren Vilson, fitues i garës.

“Jam shumë e emocionuar që përsëri fitova, jo vetëm në këtë garë por edhe në kampionatin në garat vertikale. Me të vërtetë ishte një garë e rëndë, e gjatë, u lëndova në gjysmë të rrugës, por arrita të fokusohem dhe ta mbaroj garën”, theksoi Suzi Valdsam, fituese e garës.

YouTube player