Garë e ngushtë në zgjedhjet parlamentare në Bullgari

Rezultatet e exit polleve nga zgjedhjet parlamentare në Bullgari tregojnë se partia e qendrës së djathtë GERB e ish kryeministrit Boiko Borisov, do të triumfojë.

Bota

26/03/2017 19:32

 

Sondazhi nga Alpha Research, ka thënë se ky subjekt do të fitojë 32.2% të votave, me socialistët që pasojnë në vendin e dytë me 28%, transmeton lajmi.net

Edhe nja sondazh tjetër nga Gallup Ballkan International kishte vendosur si të parën GERB-in me 32.85 të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e së dielës ka qenë 43% deri në orën 17:00.

Rezultatet zyrtare pritet të publikohen të hënën. /Lajmi.net/