‘Garë’ e fortë mes këngëtarësh! Duetet që bënë bujë të madhe këtë verë

Sezoisna e verës është ajo kur artistët ‘mobilizohen’ në maksimum të sjellin projekte të reja.

ShowBiz

11/09/2018 15:45

Madje, disa prej tyre nuk e lënë me një këngë, por realizojnë disa të tilla brenda muajve sa zgjatë vera, shkruan lajmi.net.

Edhe këtë sezonë, në industrinë e muzikës vendore janë realizuar një numër i madh këngësh, disa solo projekte e një pjesë dërrmuese preferuan duetet.

Ashtu siç u pritën këngët solo, njësoj pritshmëria ishte edhe për duetet e artistëve, të cilët në disa raste kanë bërë përzgjedhje interesante.

Në një aspekt, bashkëpunimet për disa këngëtarë kanë qenë si formulë suksesi, e këtë gjë më së miri e tregojnë shifrat e klikimeve që kanë arritur në këto këngë.

Lajmi.net ka përmbledhur listën e dueteve më të suksesshme gjatë sezonës së verës (lista përfshinë vetëm projektet e publikuara gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht).

Ardian Bujupi- Xhensila Myrtezaj

Një duet që u shndërrua në këngë hit që nga momenti i publikimit, gjatë kësaj vere ishte kënga “Çika çika” nga Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj.

Kënga u lansua në muajin qershor dhe mori 54.9 milionë klikime, shifër kjo që ndryshon dita-ditës, pasi vazhdon të jetë ndër këngët më të dëgjuara të kësaj periudhe.

YouTube player

Ledri Vula- Elvana Gjata

Reperi Ledri Vula ka qenë shumë aktiv gjatë sezonës së verës. Ai ka preferuar që në këtë kohë të realizojë një numër duetesh, suksesi i të cilave ishte i pritur.

Pas duetit mes Ardian Bujupit dhe Xhensila Myrtezajt, një këngë shumë e suksesshme doli të jetë “Mike”, bashkëpunimi mes Ledrit, Elvana Gjatës dhe John Shahut.

Kënga “Mike” u lansua më 2 korrik dhe deri tani ka marrë 35 milionë klikime në kanalin YouTube.

YouTube player

Hit që shënon verën 2018 është edhe “Princess Diana”, po ashtu projekt i Ledri Vulës, kësaj radhe në duet me Lyrical Son, këngë kjo që është shikuar mbi 27 milionë herë në YouTube.

YouTube player

Noizy

Reperi Noizy ka publikuar disa këngë radhazi nga fillimi i vitit 2018, e nëse flasim për verë, ai realizoi dy duete.

“Toto” ishte dueti më i suksesshëm i Noizyt, për të cilin bashkëpunoi me Raf Camorën, këngë e cila mori mbi 33 milionë klikime.

Përveç kësaj kënge, ai publikoi një duet me Alban Skënderajn si dhe një solo-projekt gjatë muajit të kaluar.

YouTube player

Getoar Selimi-Majk

Reperi Getoar Selimi ka publikuar disa këngë gjatë vitit 2018 dhe padyshim suksesin më të madh e kishte marrë “Dashni me raki” në bashkëpunim me Flori Mumajesin.

Por, kur flasim për këngët e publikuara nga muaji qershor e tutje, është “Paris Milano”, në duet me reperin Majk, e cila është shikuar plot 25 milionë herë në kanalin YouTube.

YouTube player

Tayna

Një repere e re që bëri bujë gjatë vitit 2018 në skenën muzikore shqiptare është Tayna, e cila quhet edhe si ‘fenomeni i 2018-ës’.

Reperja ka lansuar disa këngë që prej muajit qershor, por më e suksesshmja ishte “Columbiana”, në duet me Don Phenom.

Projekti arriti të marrë mbi 22 milionë klikime dhe vazhdon të jetë hit tash e sa javë.

Këngëtarja pas kësaj kënge të suksesshme ka realizuar edhe dy këngë, që janë “Shqipe” dhe “Fake”.

YouTube player

Gjiko-Skerdi

Këngë tjetër e publikuar në fillim të muajit gusht është “Si Bugatti”, duet ky mes Gjikos dhe Skerdit.

Projekti u shndërrua në hit, ndërsa xhiron e rrjetit e bëri vallëzimi i Gjikos në klip, kënga mori mbi 15 milionë klikime.

YouTube player

Përveç këtyre projekteve janë edhe një numër i madh duetesh që u lansuan gjatë muajve të verës dhe u pritën shumë mirë në publik.

Reperi Azet, i cili ndanë karrierën mes Kosovës dhe Gjermanisë, ka bërë bujë të madhe gjatë verës si me këngë ashtu edhe në koncerte nëpër gjitha trojet shqiptare.

“KMN MEMBER” është kënga më e suksesshme e tij e lansuar më 30 qershor bashkë me anëtarët e tjerë të “KMN”, duke marrë kështu mbi 14 milionë klikime.

YouTube player

Përveç tij, edhe Dafina Zeqiri solli hitin “Kalon” bashkë me reperin Lumi B, duke marrë mbi 13 milionë klikime.

YouTube player

Meda dhe Vjollca Haxhiu janë dyshja tjetër që me këngën “Ja un ja ti” morën mbi 11 milionë klikime.

YouTube player

Ndërsa, ngjashëm u dëgjua edhe kënga “Flake” nga Ermal Fejzulahu dhe KIDDA, që grumbuloi mbi 10 milionë klikime.

YouTube player

Artistët tjerë që u pritën mirë me duetet e tyre gjatë verës janë edhe Shyhrete Behluli me vajzën e saj, Engjëllusha Salihun, Luana Vjollca dhe Bujar Qamili, Bes Kallaku në duetin me Ermal Fejzullahun, Alban Skënderaj dhe Young Zerka, e shumë të tjerë.

Por, nuk duhet harruar Era Istrefin e cila realizoi një projekt shumë të suksesshëm ishte kënga zyrtare e Kampionatit Botëror “Russia 2018”.

“Live It Up” ishte në duet me Nicky Jam dhe Will Smith, e publikuar më 8 qershor 2018 mori plot 139 milionë klikime, që do të thotë se kalon shifrat e të gjitha projekteve që u lansuan nga artistët shqiptarë gjatë kësaj vere.

Atëherë, nga ajo që shihet më lartë kuptohet që duetet janë pritur mirë nga publiku gjatë verës, andaj edhe këngëtarët tanë kanë realizuar një numër të madh këngësh të tilla.

Nuk duhet lënë anash as projektet solo, të cilat nëse i vëmë në ‘peshore’ bashkë me duetet, mund t’ua kalojnë suksesit të shumë prej këtyre këngëve. /Lajmi.net/

D.A