Garë e ashpër në vendlindjen e Kadri Veselit, ja kush po prin

KQZ është duke vazhduar me numërimin e votave nëpër të gjitha komunat e Kosovës, madje në ndisa nga to edhe ta përfunduar numërimi i kutive.

Lajme

12/06/2017 20:38

Një garë e ngushtë është duke u zhvilluar edhe në qytetin e Mitrovicës, njëherësh vendlindjen e liderit të PDK-së, Kadri Veseli, raporton lajmi.net

Me 99.64% të votave të numëruara në këtë qytet kryeson me një avantazh të lehtë koalicioni PAN, i cili ka 36.23% të votave.

Menjëherë e dyta është Lëvizja Vetëvendosje e cila ka deri më tani 36.09% të votave, kurse në vendin e tretë është koalicioni LAA me 23.08% të votave.

Kujtojmë se këtë komuna ë e udhëheq Agim Bahtiri nga AKR-ja. /Lajmi.net/