Garcia: Opsioni i vetëm i Romës është fitorja

Skuadra e Romës, është duke shikuar të kalojë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, teksa përballet me Manchester Cityn. Garcia ka thënë se opsioni i vetëm i skuadrës së tij për këtë takim është fitorja.

Sport

09/12/2014 17:28

Rudi Garcia ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të luajnë vetëm për fitore në takimin kundër Manchester Cityt, pasi kështu e kanë të garantuar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi mundur të jemi jashtë garës për të kaluar në fazën tjetër, pasi ishim në vazon e katërt para se të hidhet shorti”.

“Ne duhet të kemi merita për këtë gjë, pasi kemi rast për tu kualifikuar më tej, në një takim që do luhet para fansave tanë dhe një Olimpico të pasionuar”.

“Ne jemi duke shikuar për fitore në këtë takim, pasi do të ishte një gjë e pabesueshme. Ne e dimë se City është skuadër e fortë, por jam i bindur se mund të arrijmë fitoren”, përfundoi Garcia fjalët e tij të thëna në konferencë për shtyp para këtij takimi.