Garcia ndihet krenar me lojtarët e tij

Trajneri i Romës, Rudi Garcia ka thënë se është krenar me lojtarët e tij, të cilët sot treguan se janë në nivel të njëjtë me skuadrën e Manchester Cityt.

Sport

01/10/2014 00:19

Roma ka arritur të marrë një pikë të artë,  në udhëtim te skuadra e Manchester Cityt, me të cilën ka barazuar me rezultat 1-1.

“Ne arritëm të tregojmë shumë mirë se jemi në nivel të njëjtë me Manchester Cityn. Jam krenar me lojtarët e mi, pasi gjithçka shkoi sipas planit”.

“Kishim disa momente të shkëlqyera në të cilat krijuam raste të mirë për shënim”.

“Ashtu siç kemi pritur, në minutat e fundit kemi vuajtur pak, pasi mesfushorët e mi ishin të lodhur”, përfundoi trajneri i Romës konferencën e tij për shtyp pas takimit.